Digjet shtëpia e drejtorit të Drejtorisë së burgjeve, Aleksandar Pandov

Është djegur uikend-shtëpia e drejtorit të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, në fshatin Oreshan të Shkupit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan për MIA-n se sonte në ora 18:45, në SPB Shkup, A.P. (54) nga Shkupi ka raportuar se ka marrë flakë uikend-shtëpia e tij në fshatin Oreshan të Shkupit.
Policia, siç theksojnë, ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Për rastin në fejsbuk sonte ka informuar edhe Drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov dhe ka ndarë edhe video.
“Kjo është taksa për luftën tonë për sundimin e ligjit pa kalkulime? Ky është çmimi për goditjen ndaj mafies! Shtëpia ime u dogj dhe kam arsye të dyshoj se ishte një sulm i qëllimshëm nga kriminelët! Ata nuk do të na ndalojnë dhe nuk do të na dekurajojnë. Askush nuk është mbi ligjin! Nuk ka kthim pas kur lufton për drejtësi. Dhe kur shkon kundër krimit, ai mbrohet me dhunë. Por kjo nuk do të më ndalojë – përkundrazi, vetëm sa më bën më të fortë”!, thotë Pandov në postim.
Ai pret që institucionet ta gjejnë dhe ta dënojnë autorin e krimit
ejtorit të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, në fshatin Oreshan të Shkupit.