Digj’et një shtëpi në Veles, humb jetën mes flakëve edhe pronari

Digj’et një shtëpi në Veles, humb jetën mes flakëve edhe pronari

Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në rrugën “Ljuben Vesov” numër 54 në Veles.

Përkundër reagimit të shpejtë të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Veles, e cila ka ndërhyrë në vend me dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës, nuk kanë arritur të shpëtojnë pronarin e shtëpisë.

Zjarri është zbuluar në fazë të avancuar në një dhomë të shtëpisë dhe gjatë fikjes së zjarrit është gjetur edhe trupi i pajetë i pronarit.
Sipas informacioneve nga QMK Veles, pas raportimit për zjarr, zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në terren, por fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtohet.

Në orën 19:40 është thirrur një ekip mjekësor i ambulancës, e cila ka deklaruar vdekjen vetëm pas mbërritjes. ISHP Veles konfirmoi se nuk ka mundur ta shpëroi personin.

Policia po heton rastin dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

MARKETING