Diego Simeone thyen rekordin katastrofik ndaj Barcelonës

Diego Simeone thyen rekordin katastrofik ndaj Barcelonës

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka vendosur një rekord për numrin e ndeshjeve pa fitore në stadiumin e Barcelonës, Camp Nou.

Të martën mbrëma, skuadra madrilene humbi me rezultat 1-3 ndaj Barcelonës jashtë fushe në një ndeshje të javës së 19-të të La Ligës.

Kjo humbje ka thelluar rekordin pa fitore të trajnerit argjentinas në Camp Nou, pasi u bë shumë kohë që nuk i ka shijuar tri pikët nga ky udhëtim.

Nën drejtimin e Simeones, Atletico Madridi nuk ka fituar pikët e plota në 17 ndeshje në Camp Nou – shtatë barazime dhe dhjetë humbje.

Trajneri argjentinas është bërë rekordmeni midis trajnerëve për numrin e ndeshjeve pa fitore në stadiumin vendas të Barcelonës, duke tejkaluar Javier Aguirre (16 ndeshje).

Ndryshe, kjo humbje vjen në formën më të mirë të Atleticos viteve të fundit, pasi vinte ka shtatë fitore radhazi – gjashtë në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.

MARKETING