Dibra me investime nga diaspora, Imeri: 500 mijë dollarë për ujin e pijshëm

Dibra me investime nga diaspora, Imeri: 500 mijë dollarë për ujin e pijshëm

Kandidati i pavarur për komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, në emisionin “Debat në Shenja” tha se kanë tetë projekte të parashikuar për Dibrën, por tre të cilët janë të domosdoshme dhe urgjente janë parkingjet…
“Ne i themi në Dibër ‘Pazari i vjetër’ do t’i kthehet siç ka qenë përpara, rikthimin e parkingjeve në pazarin e vjetër ngase janë dëmtuar tregtarët. Parkingje tek bulevardi Iliria tek salla sportive Dibra po ashtu edhe pas foshnjores që do të përfitojnë deri në 700 parkingje”, tha Imeri.
Si projekt i dytë tha Imeri, i cili nuk do financa nga komuna por është i ofruar nga djali i mixhës së tij në SHBA që do ta financojë që në tre mujorin e parë.
“Premtimin e kam dhënë deri në fund të prillit parkingjet do të realizohen, ndërsa pagesën do ta bën Edmond Imeri”, tha Imeri.
Imeri tha se ata kanë projekt për ujin e pijshëm, ndërsa përmendi se investimi do të bëhet nga shoku i tij në SHBA, ndërsa kostoja e investimit do të jetë 500 mijë dollarë.
“Të gjithë e dimë, mërgimtarët dhe të gjithë qytetarët e Dibrës e dinë se uji i pijshëm gjatë verës mungon, por pothuajse edhe dimrit”, deklaroi Imeri.

MARKETING