Dhunohet kandidati i PS në Kolonjë Erion Isai, arrestohet autori

Dhunohet kandidati i PS në Kolonjë Erion Isai, arrestohet autori

Kryebashkiaku i Kolonjës dhe kandidati i PS për një tjetër mandat në këtë bashki, Erion Isai është goditur fizikisht në mesnatë.

Sipas informacioneve, kryebashkiaku ka qenë në fshatin Qinam duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar.

Njëri nga simpatizantët e PD, konkretisht, Esmerald Kacolli, i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i Bashkisë Kolonjë ka denoncuar rastin në komisariatin e policisë.

Ndërkaq, raportohet se policia ka arrestuar Kacollin, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë Xhemal Kalo, i cili akuzohet për pengim i qarkullimit te mjeteve.

MARKETING