Dhjetëra të vdekur nga sulmet e ushtrisë izraelite ndaj civilëve që prisnin ndihmë humanitare në Gaza

Dhjetëra të vdekur nga sulmet e ushtrisë izraelite ndaj civilëve që prisnin ndihmë humanitare në Gaza

Të paktën 34 persona, përfshirë civilë që prisnin ndihmë humanitare, humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Palestinezët që prisnin në pjesën veriore të Rripit të Gazës me shpresën për të marrë ndihmë humanitare u sulmuan nga ushtria izraelite, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA.

Spitali Al-Awda në Kampin e Refugjatëve Nuseirat deklaroi se trupat e 23 personave që vdiqën në sulm dhe dhjetëra të plagosurve u sollën në spital.

Ndërkaq, sipas informacionit të marrë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, 11 persona humbën jetën si pasojë e sulmit ajror izraelit që shënjestroi një shtëpi në qytetin Deir al-Balah në qendër të Rripit të Gazës.

Trupat u dërguan në Spitalin e Martirëve të Aksasë.

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 55.706.

MARKETING