Detaje nga marrëveshja Hamas- Izrael për armëpushim
Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje për armëpushim në Gazë të mërkurën, sipas një zyrtari pranë bisedimeve, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra vikatima dhe që tronditi Lindjen e Mesme.
Qeveria e Izraelit do të votojë për marrëveshjen ditën e enjte, sipas një zytari qeveritar izraelit.
Marrëveshja, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, parasheh një fazë fillestare të armëpushimit prej gjashtë javësh dhe përfshin një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve Reuters.
Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje nga Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Marrëveshja u arrit në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, që do të mbahen me 20 janar.
Hamasi i tha agjencisë Reuters se delegacioni i tij u ka dorëzuar ndërmjetësve miratimin e grupit militant për marrëveshjen e armëpushimit dhe për kthimin e pengjeve.
Marrëveshja parasheh futjen e 600 kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë në Gazë , 50 prej të cilëve me karburant, ndërkohë që gjysma e tyre do të dërgohen në pjesën veriore të Gazës. /VOA/