Përpjekja për të hedhur në votim një projekt-rezolutë që kishte të bënte me respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimet ndërkombëtare ndaj ish-drejtuesve të institucioneve të Kosovës nuk kaloi në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Dështon miratimi i rezolutës për ish-krerët e Kosovës, nuk erdhën deputetët maqedonas
Mbledhja e paraparë për shqyrtimin e dokumentit nuk arriti të zhvillohej normalisht, pasi mungesa e deputetëve nga blloku maqedonas bëri që të mos plotësohej kuorumi i domosdoshëm për vendimmarrje. Si pasojë, propozimi nuk u hodh në votim.
Në sallë ishin të pranishëm përfaqësues nga Fronti Evropian, VLEN, Aleanca për Shqiptarët, si dhe deputeti Rexhep Ismail nga partia “E Majta”. Megjithatë, pjesëmarrja e tyre nuk mjaftoi për të vijuar me procedurat formale.
Çështja mbetet e hapur dhe pritet të rikthehet në rend dite në një seancë të ardhshme, për të cilën ende nuk është caktuar datë.

