Dëshpëron Kosova, humb nga “outsajderi” i grupit Bjellorusia

Dëshpëron Kosova, humb nga “outsajderi” i grupit Bjellorusia

Pritej fitorja e parë për Kosovën, por skuadra e Alain Giresse u mposht 2-1 në transfertën hungareze përballë Bjellorusisë. Duke regjistruar disfatën e parë në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.

Dardanët bënë pak në fraksionin e parë të takimit. Pjesa e dytë nisi mirë, rastet nuk munguan, por lojtarët e Kosovës nuk ia dolën të mposhtnin portierin Ignatovich.

Më pas gafa fatale e Hekuran Kryeziut, i cili i dhuroi një “asist” Vladislav Morozov. Me 22-vjeçarin që zhbllokoi takimin (72′). Kosova në “shok”! Bjellorusia realizoi edhe golin e dytë dy minuta më vonë. Me anë të Maks Ebong.

Vedat Muriqi fitoi një penallti dhe ekzekutoi saktë tri minuta përpara fundit. Por nuk kishte më kohë, Bjellorusia menaxhoi avantazhin dhe siguroi suksesin e parë në grup.

Kosova mbetet në kuotën e 3 pikëve pas katër ndeshjeve të para. Zvicra e mbylli në barazim 2-2 sfidën ndaj Rumanisë. Dygolëshi i Zeki Amdouni kaloi helvetët në avantazh të dyfishtë. Me Xherdan Shaqirin që dhuroi asistin e golit të dytë.

Por, rumunët nuk u dorëzuan dhe evituan humbjen falë dy golave surprizuez të Valentin Mihaila në minutat shtesë. 10 pikë dhe vendi i parë për Zvicrën, dy më shumë se Rumania e vendit të tretë. Dhe tri mbi Izraelin, që mposhti 2-1 Andorrën.

MARKETING