Dëshmi për zjarrin dhe pasojat në “Puls, gjykimi vazhdon me 2 shkurt

Dëshmi për zjarrin dhe pasojat në “Puls, gjykimi vazhdon me 2 shkurt

Në seancën e sotme gjyqësore në burgun “Idrizovë” për rastin me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku e humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan, para gjykatës dëshmuan të persona të lënduar dhe të dëmtuar. Në deklaratat e tyre, ata përshkruan atmosferën e panikut dhe kaosit që u krijuan në momentin kur flaka dhe tymi përfshinë diskotekën e mbushur plotë, si dhe pasojat që vazhdojnë t’i vuajnë ende.

Kristian Panov, një i ri i papunë i cili përkohësisht kishte punuar si kamarier në diskotekën “Puls”, sot dëshmoi për funksionimin e diskotekës dhe për mbrëmjen e fatkeqësisë kur në zjarr e humbi jetën edhe vëllai i tij, Andrej Panov. Ai sqaroi se nuk ishte formalisht i punësuar, por ishte angazhuar drejtpëdrejtë nga bashkëpronari Dejan Jovanov-Deko, ndërsa paratë çdoherë i merrte në dorë.

Dëshmitari Ivan Danailov, i cili natën e fatkeqësisë ishte mysafir në diskotekë, shpjegoi nga përvoja personale se çfarë ndodhi në momentin kur shpërtheu zjarri – ka ndodhur një stampedo dhe është ndjerë era e tymit, ndërsa në shkallët para daljes, nga presioni një person përpara tij është penduar dhe të gjithë pas tij janë rrëzuar, gjëja e fundit që ai kujton është se ishte i shtrirë, por nuk mund të ngrihej sepse këmbët i ishin shtypur nga njerëz të tjerë.

Toshe Trendafilov, një nga të lënduarit, tregoi se si kishte rënë në gjunjë gjatë rrëmujës, ishte shtypur dhe tërhequr nga turma, ndërsa dy shokët kishin arritur ta nxjerrin jashtë. Ai dëshmoi se ka pësuar lëndime serioze në dorë, qafë dhe veshë, për të cilat ishte e nevojshme ndërhyrje kirurgjikale, dhe se ende përballet me dhimbje dhe pagjumësi.

Në sallën e gjyqit dëshmoi edhe Martin Kitanov, i cili tregoi se gjatë zjarrit u krijua kaos, ndjehej nxehtësi dhe tym, dhe pranë derës kryesore kishte njerëz të rrëzuar. Siç theksoi, ai u pengua, ra dhe u shtyp nga disa persona, duke humbur frymëmarrjen dhe shpresën, por kujtoi dy fëmijët e tij dhe mori forcë për të vazhduar të merrte frymë, ndërsa zjarrfikës dhe të tjerë përpiqeshin ta nxirrnin jashtë deri sa një djalë, më në fund, arriti ta ta tërheqë deri te shkallët.

Gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska në seancën gjyqësore theksoi se pa rend dhe disiplinë, nuk ka gjyq dhe paralajmëroi se çdo prishje e rendit publik do të ndëshkohet dhe se kjo vlen për të gjithë në procedurë, si për palët e dëmtara, ashtu edhe të pandehurit dhe mbrojtësit. Ajo kujtoi se të akuzuarit kanë të drejtë ligjore dhe kushtetuese për mbrojtës dhe theksoi se shkeljet e deritanishme e kanë vështirësuar zbatimin e procedurës. Paralajmërimin e dha pas reagimit të avokates Ivana Kocevska, e cila kërkoi përjashtimin e opinionit nëse vazhdon ta prishë gjyqin. procesin. Gjyqtarja shtoi se të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin përfundimtar dhe vuri në dukje se në raste të tjera me më shumë viktima, si “Durmo Tours”, familjet kanë qenë jashtëzakonisht korrekte.

Gjykimi ndodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e ardhshme të caktuar më 2 shkurt parashikohet të merren dëshmitë e përfaqësuesve ligjorë të të dëmtuarve, me propozim të Prokurorisë Publike.

Më 16 mars të vitit 2025, gjatë pjesëmarrjes së grupit DNK në diskotekën “Puls” në Koçan, shpërtheu zjarr, në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në objekt kishte më shumë vizitorë se numri i lejuar, mes të cilëve edhe të mitur, ndërsa ishin aktivizuar mjete piroteknike pa leje. Objekti ka punuar në mënyrë joligjore më shumë se një dekadë, pa kushte teknike minimale, me rikonstruksione, pa leje dhe pa sistem për mbrojtje kundër zjarreve.

MARKETING