Derbi Vardari – Shkëndija luhet të premten!

Vardari dhe Shkëndija do të hapin xhiron e 24-të në elitën e futbollit vendor dhe do të vihen përballë njëri tjetrit në derbin e madh i cili zyrtarisht është caktur për 14 mar, me fillim nga ora 15:00.
Ndeshja do të luhet në kompleksin “Petar Miloshevski” pranë FFM-së.
Vardari në xhiron e kaluar barazoi 1:1 me Sileksin, ndërsa Shkëndija mposhti 1:0 Pelisterin.
Ndërkaq, 5 ndeshjet e tjera në kuadër të xhiros së 24-të do të luhen të shtunën nga ora 15:00. /SHENJA/