Derbi i parë i sezonit, Shkupi përballet me Strugën në Çair

Derbi i parë i sezonit, Shkupi përballet me Strugën në Çair

Xhiroja e 9-të do të sjell derbi sot në Çair, aty ku Shkupi dhe Struga Trim Lum do të përballen për herë të parë në këtë sezon të elitës së futbollit vendor.

Ky do të jetë takimi i 13-të ndërmjet dy skuadrave në divizionin më të lartë të Maqedonisë së Veriut. Që të dyja skuadrat aktualisht ndajnë pozitën e dytë me nga 15 pikë, me Struga Trim Lum që ka edhe dy ndeshje më pak se skuadra shkupjane.

Interesant është fakti se të dyja skuadrat në këtë ndeshje futen pas fitoreve ndaj skuadrës së njëjtë, Voska Sport. FC Shkupi e mundi këtë skuadër të dielën e kaluar, ndërsa Struga Trim Lum në mesjavë, kur edhe zhvilluam ndeshjen e mbetur të javës së katërt.

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Strugës luhet sot në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 14:00

MARKETING