Deputetit i nxirret arma në Kuvend, shpërthen keq Flamur Noka: Shteti i horrave ka kaluar çdo limit
Deputeti demokrat Flamur Noka, ka shpërthyer në akuza ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës, lidhur me incidentet e pak minutave më parë, ku një efektiv ka guxuar t’i drejtojë armën një deputeti brenda ambienteve të oborrit të Kuvendit të Shqipërisë.
“Ata banditë me uniformë që quhen gardistë kërcënojnë deputetët, ia kujtova komandantit të Gardës që i kemi të gjithë të filmuar dhe dokumentuar.
I kërkova që të largojnë urgjent dhe t’i çojnë të gjithë për ndjekje penale, pasi nuk mundet dot askush të mendojë dhe guxojë t’i kërcënojë dhe t’i prekë. Këtu shteti i horrave ka kaluar çdo limit”, deklaroi ndër të tjera Flamur Noka.