Deputeti Hysni Ismaili i përkrah ndryshimet kushtetuese
Deputeti nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili me anë të një statusi në facebook ka bërë të ditur se do t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese, me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqipe.
Ja postimi i plotë i deputetit Hysni Ismail në facebook:
Të nderuar qytetarë,
Konform deklarimit tim për ndryshimet kushtetuese, dua të prononcohem se qendroj pas deklarimit tim të mëhershëm lidhur me këtë cështje.
Unë Hysni Ismaili, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i përkrahi ndryshimet kushtetuese, gjithashtu me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqipe. /SHENJA/