Deputeti Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm nga GJKKO

GJKKO ka shpallur të pafajshëm deputetin demokrat Gazment Bardhi. për akuzën e shpifjes dhe fyerjes.
Këtë të premte është mbajtur në Gjykatën e Posaçme seanca për deputetin demokrat i paditur për shpifje nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sula.
Prokuroria e Posaçme kërkoi që deputeti Gazment Bardhi të shpallet fajtor, avokatët e Bardhit i thanë gjykatës se klienti i tyre është i pafajshëm, me argumentin se deklarimet në parlament janë bërë në cilësinë e deputetit dhe në interes të opinionin publik.
Në përfundim të seancës GJKKO ka dhënë vendimin duke e shpallur të pafajshëm Bardhin për akuzat e ngritura.
Pas përfundimit të seancën avokati i deputeti Gazment Bardhi ka folur për mediat:
“I them Edi Ramës, mos u fshih, mos keqpërdor vartësit e tu po hajde vetë në SPAK dhe përballu me faktet e pakundërshtueshme të lidhjes së policisë së shtetit dhe politikës me krimin e organizuar. Këtë llogari duhet ta japë Edi Rama dhe duhet ta japë në SPAK”, tha avokati Marash Logu.
Kujtojmë se çështja nisi më 12 shtator 2024 kur Gazment Bardhi gjatë një interpelancë në Kuvend, bazuar në disa materiale të referuara nga SPAK, kishte deklaruar se Edmond Sula ishte një person i emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërbente këtyre grupeve.
Nga ana tjetër, lidhur me këto akuza të Bardhit, pala mbrojtëse e Sulës ka theksuar më parë se bisedat dhe materialet e përmendura nga Bardhi i përkisnin periudhës 2019-2020, tri vite para se Sula të emërohej në detyrën e tij.