Deputetët nesër kthehen në punë, pritet formimi i komisionit për tragjedinë në Koçan

Pas një pauze dyjavore për shkak të tragjedisë në Koçan, deputetët do të kthehen në Kuvend nga nesër. Sipas orarit të publikuar në faqen zyrtare, janë caktuar seanca të disa komisioneve, ndërsa seancat plenare janë ende të anuluara.
Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra nga disa pjesë të publikut, ndaj Kuvendi ka sqaruar se deputetët do të vazhdojnë punën, por seancat plenare dhe komisionet janë pezulluar përkohësisht.
LSDM-ja opozitare ka kërkuar formimin e një komisioni hetimor për tragjedinë në Koçan, për të hetuar faktet dhe përgjegjësinë politike për ngjarjen. Ndërkohë, VMRO-DPMNE ka shprehur mbështetje për një komision hetimor, por ka propozuar që ai të përfshijë edhe tragjedhitë e tjera të mëparshme.
BDI, nga ana e saj, ka kërkuar formimin e një komisioni parlamentar që do të shqyrtojë zhvillimin e hetimeve. Ata kanë bërë thirrje për transparencë dhe kërkuan përgjigje nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme lidhur me funksionimin e agjencisë së sigurisë Rubicon, e cila ishte përgjegjëse për sigurinë në lokalin e natës “Pulse”.