Deputetët e Frontit Europian: Qeveria e re mban peng të ardhmen e qytetarëve
Deputetët e Frontit Europian sot në konferencë për shtyp nga Kuvendi i RMV-së kanë folur për vitin 2024 dhe ngjarjet politike që ndodhën.
ziadin Sela tha se vitin që e lëmë pas ndodhën gjëra jo të këndshme. Ai përmendi mos-zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, heqjen e “balancuesit”, si dhe foli edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Sela gjithashtu tha se Qeveria e re e mban peng ardhmërinë e qytetarëve, duke bllokuar procesin euro-integrues të vendit.
“Viti që e lëmë pas u karakterizua me gjëra jo të këndshme. Duhet ta theksojmë bllokimin e procesit eurointegrues. Qeveria mban peng ardhmërinë e qytetarëve të RMV-së, si dhe perspektivën e gjithë rajonit sa i përket eurointegrimeve. Qeveria vazhdon vetëm me gënjeshtra në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Interesi i tyre është vetëm personal, e aspak i qytetarëve. Atë që e dëgjoni për luftë kundër korrupsionit dhe për drejtësi, këto do të vijnë vetëm nëse jemi afër BE-së. Shpresojmë që viti 2025 të na gjejë me ndryshimet kushtetuese dhe sa më afër BE-së.