Denver Nuggets një hap larg titullit, 3-1 ndaj Miami Heat

Denver Nuggets një hap larg titullit, 3-1 ndaj Miami Heat

Denver fiton sërish në Miami, duke shkuar 3-1 në kryesimin e serisë së Finaleve të NBA. Nuggets u imponuan 108-95 në shtëpinë e Heat. Dhe tani kanë në dorë 3 match point për ta mbyllur diskutimin. Duke fituar unazat e kampionëve për herë të parë në historinë e skuadrës nga Colorado.

Ashtu si dhe në ndeshjen e tretë, fituesit e titullit në perëndim u shkëputën në fazën qendrore të sfidës: 35-30 dhe 31-22 rezultatet e periodës së dytë dhe të tretë që vendosën takimin. Tani, Denver Nuggets janë 48 minuta larg historisë, pasi në Kaseya Center riprodhuan një paraqitje si ajo e ndeshjes së tretë.

Ku pas një fillimi të ekuilibruar formacioni i trajnerit Malone krijoi diferencë në vazhdim. Jo rastësisht me Heat që kryesonin 21-20 pas periodës së tretë, dy fraksionet e radhës rezultuan decizive. Të dyja në favor të Denver, dhe që i dhuruan Nuggets një avantazh prej 13 pikësh që rezistoi deri në fund.

Për Miamin, duke marrë në konsideratë edhe serinë me Boston, është i katërti knock out radhazi në shtëpi. Që largon thuajse përfundimisht titullin që mungon prej 10 vitesh.

Në një mbrëmje ku Nikola Jokic, me 23 pikë e 12 rikuperime dhe Jamal Murray me 15 pikë e 12 asiste luajtën mirë por pa dominuar, ishte e gjithë skuadra që dha kontributin e saj për të arritur fitoren.

Kryepikëshënuesi i ndeshjes ishte Aaron Gordon. I cili realizoi 27 pikë me një statistikë të bujshme 11/15 të goditjeve të realizuara nga fusha. Por skuadra u ndihmua dhe nga Brown me 21 pikë dhe Porter me 11.

Miami ndërkohë e mbylli me 25 pikë të Jimmy Butler, i cili shënoi 9 goditje nga 17 si dhe 20 pikë me 11 rikuperime nga Adebayo. Numra që nuk mjaftuan për të mbajtur gjallë sfidën, e ndoshta dhe serinë për Heat.

Tani Miamit do t’i duhet të realizojë një mision që është realizuar vetëm një herë në histori: të përmbysë rezultatin e finaleve nga disavantazhi 3-1.

Siç bëri Cleveland Cavaliers me LeBron James në vitin 2016. Në Colorado shpresojnë që diçka e tillë të mos ndodhë, për të konkretizuar suksesin e parë historik në NBA të Denver Nuggets.

 

MARKETING