Denver ngjitet sërish në krye të renditjes në Perëndim, fitojnë edhe Lakers e Philadelphia
Kampionët e Denver janë ngjitur sërish në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, ndërkohë që zezoni i rregullt po i afrohet fundit. Skuadra e Denver fitoi sot 142-110 ndaj Atlanta, duke korrur suksesin e 54-t sezonal. Pope me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për kampionët.
Skuadra e Lakers korr fitoren e katërt radhazi, duke mundur 116-97 Cleveland, sfidë pa shumë rivalitet, komanduar nga kalifornianët. Russell me 28 pikë, James me 24 pikë e Davis me 22 pikë bënë diferencën në fushë, një trio që po paraqitet mirë në këtë moment të sezonit.
Fiton edhe Brooklyn, që mundi 113-103 Detroit, dy ekipe që janë jashtë zonës play off. Për Brooklyn u dallua Thomas me 32 pikë. Fitorja e katërt radhazi është për Philadelphia, që mundi 116-96 Mamphis jashtë fushe, ku protagonist ishte Joel Embiid me 30 pikë e 12 rebound.
NBA-Ndeshjet e sotme
Lakers – Cleveland, 116-97
Brooklyn – Detroit, 113-103
Memphis – Philadelphia, 96-116
Denver –Atlanta, 142-110