Denis Bastari nga UEFA: Ne do të vazhdojmë të mbështesim me projekte FFM-në

Denis Bastari nga UEFA: Ne do të vazhdojmë të mbështesim me projekte FFM-në

Kuvendi i Rregullt Vjetor i Federatë së Futbollit të Maqedonisë, ishte nën vëzhgim të FIFA-s dhe UEFA-së. Nga këta të fundit, përfaqësues ishte Denis Bastari, i cili para të pranishmëve në Kuvend tha se ne do të vazhdojmë me projekte tjera për FFM-në, pasi deri më tani janë të kënaqur me bashkëpunimin.

Denis Bastari – përfaqësues i UEFA-s

“Futbolli evropian u përball me shumë sfida të mëdha edhe në vitin e kaluar, por ne treguam solidaritet dhe mbështetje për njëri-tjetrin. Uniteti dhe solidariteti janë çelësi për tejkalimin e të gjitha vështirësive. Ne duhet të vazhdojmë të zhvillojmë futbollin dhe me shkallën e shtuar të programit të hat-trick të UEFA-s, ne do të vazhdojmë të mbështesim futbollin dhe të investojmë në të gjithë Evropën. E kemi rritur fondin e hat-trick-ut për 21 për qind dhe dua të theksoj se do të vazhdojmë me projekte të suksesshme dhe jemi shumë të lumtur sepse me FFM-në do të vazhdojmë të njëjtat rrugë edhe në të ardhmen. Le ta mbajmë futbollin në këtë nivel atraktiv. Ju keni mbështetjen tonë gjatë kësaj rruge”.

MARKETING