Dembele në konflikt me Luis Enriquen

Dembele në konflikt me Luis Enriquen

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele dhe shoqëruesit e tij janë në konflikt me Luis Enriquen dhe stafin e trajnerëve për shkak të mungesës së lojëve si titullarë.

Fituesi i Topit të Artë 2025 është përballur me lëndime këtë sezon, të cilat e kanë bërë të vështirë të përsërisë formën e sezonit të kaluar.

Pasi u rikthye nga një dëmtim në pulpë, ai është shfaqur vetëm si zëvendësues dhe humbi ndeshjen kundër Metz për shkak të sëmundjes.

Ai gjithashtu u aktivizua nga stoli në fitoren e Kupës Ndërkontinentale kundër Flamengos më parë këtë sezon, gjatë së cilës problemet e tij dolën në pah edhe një herë.

Dembele thuhet se është i gatshëm të luajë si titullar në më shumë ndeshje për të rifituar formën e tij, ndërsa stafi i trajnerëve mendon se ylli i tyre ende nuk është në formë.

Kështu, sipas mediave franceze, Dembele dhe Enrique janë në një konflikt i cili pritet të zgjidhet shumë shpejtë, pasi nuk iu konvenon asnjërës palë.

 

MARKETING