Delegacioni i Kuvendit mori pjesë në MIsionin e AP-së të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Delegacioni i Kuvendit mori pjesë në MIsionin e AP-së të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, shefe e Delegacionit, Halil Snopçe dhe Nikolla Micevski, anëtarë të Delegacionit, mori pjesë në Misionin Vëzhgues të AP-së së OSBE-së për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që u mbajtën më 11 maj 2025.

MARKETING

Siç informojnë nga shtëpia ligjvënëse, Misioni i AP-së së OSBE-së përbëhet nga parlamentarë nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, të cilat janë vendosur për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në kryeqytetin e Tiranës, si dhe në rajonet e tjera të Shqipërisë.

“Vëzhguesit e AP-së së OSBE-së bashkëpunuan ngushtë me kolegët e tyre nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) me qëllim që të merrnin më shumë informacione mbi zbatimin e zgjedhjeve parlamentare në vend. Rreth 100 vëzhgues afatshkurtër të AP-së së OSBE-së u dërguan në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare më 11 maj 2025”, theksojnë nga shtëpa ligjvënëse.

Vëzhguesit u informuan hollësisht nga përfaqësuesit e administratës zgjedhore, shoqërisë civile, kandidatëve, përfaqësuesve të partive dhe ekspertëve mbi situatën parazgjedhore, përpara se të shkonin në disa rajone të Shqipërisë për të vëzhguar ditën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet do të vlerësohen sipas angazhimeve demokratike të përfshira në Dokumentin e Kopenhagës së OSBE-së të vitit 1990. Gjetjet dhe konkluzionet preliminare mbi zgjedhjet do të paraqiten në konferencë për shtyp në Tiranë më 12 maj. Ekipi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut vëzhgoi zgjedhjet në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Tiranës, dhe zonave përreth, ku vizitoi dhjetëra qendrash votimi dhe dorëzoi raporte me shkrim mbi vëzhgimet e tyreq.ndron në kumtesë.

MARKETING