Decici i Tuzit eliminon Sileksin, në raundin e dytë përballet me gjigandin austriak

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi, Decic, është kualifikuar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me gjigantin austriak, Rapid Vienna.
Skaudra nga Tuzi kaluan me vështirësi ndaj Sileksit nga Maqedonia e Veriut, duke u mposhtur 2-1 në ndeshjen e kthimit, por duke avancuar me rezultat të përgjithshëm 3-2, falë fitores 2-0 në sfidën e parë.
Ndeshja e sotme nisi mbarë për Decicin që kaloi në epërsi që në minutën e 2-të me golin e Vuk Striković.
Por vendasit reaguan fuqishëm – fillimisht barazuan me anë të Aliç në minutën e 28-të dhe më pas përmbysën me golin e Hrvanović në minutën e 80-të.
Në raundin e ardhshëm, Deçiç do të presë Rapid Vienën të enjten e ardhshme, më 25 korrik.
Ende nuk është konfirmuar nëse sfida do të zhvillohet në stadiumin e tyre në Tuzi apo në ndonjë alternativë tjetër. Ndeshja e kthimit do të luhet më 31 korrik në Austri.