Dëbimi i emigrantëve, Le Pen: Franca duhet të ndjekë shembullin e Trump
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen deklaroi se vendi i saj duhet të ndjekë shembullin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj vendeve që nuk dëshirojnë të pranojnë emigrantët e dëbuar.
Deklarata e Le Pen tregon se si qëndrimi i ashpër i Trump ndaj imigracionit, mund të ndikojë në politikën në Evropë.
Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retagio i cili e ka bërë imigracionin dhe dhunën e trafikut të drogës si prioritetet e tij kryesore, po përpiqet të bindë Algjerinë dhe Marokun që të pranojnë më shumë emigrantë që deportohen nga Franca.
Në një intervistë të transmetuar të mërkurën vonë në mbrëmje, ajo theksoi se Franca duhet të marrë një qëndrim më agresiv kundër Algjerisë, duke ndjekur shembullin e Trump me Kolumbinë.
Presidenti republikan amerikan ka kërcënuar se do të vendosë tarifa dhe sanksione të ashpra ndaj Kolumbisë nëse ajo nuk pranon emigrantët e dëbuar, duke e detyruar Bogotën të tërhiqet.
“Unë do të bëja pikërisht atë që bëri Trump me Kolumbinë,” shpjegoi Le Pen, duke shtuar se ajo do të ndërpresë të gjitha fondet për Algjerinë dhe do të punojë për të pezulluar lejet e hyrjes së algjerianëve dhe liderëve të tyre politikë nëse ata refuzojnë të bashkëpunojnë me Parisin për këtë çështje.
Ajo theksoi gjithashtu se ishte e impresionuar nga ditët e para të presidencës së Trump.