Debati Trump-Harris, republikanët në mëdyshje nëse do të realizojnë debatin

Debati Trump-Harris, republikanët në mëdyshje nëse do të realizojnë debatin

Stafi elektoral i ish-presidentit amerikan Donald Trump ka dyshime nëse debati i 10 shtatorit do të zhvillohet në ABC News, kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mbi rregullat, thekson CNN.

Ekipi i Trump, sipas CNN, dëshiron që mikrofonat të jenë të mbyllura gjatë gjithë debatit, përveç momentit kur do të flasin kandidatët, siç ishte rasti gjatë debatit të parë me Presidentin Joe Biden, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë stafi elektoral i Kamala Harris, po kërkon që ABC News dhe rrjetet e tjera televizive që kërkojnë të organizojnë një debat të mundshëm të tetorit, të mbajnë mikrofonat ndezur, duke shënuar një ndryshim nga debati i qershorit, kur stafi elektoral i Joe Biden donte që mikrofonat të mbylleshin me përjashtim të rasteve kur ishte radha e një kandidati për të folur.

MARKETING