Debat publik për versionin punues të Propozim ligjit për drejtues të lartë në organet e administratës dhe fondeve shtetërore

Debat publik për versionin punues të Propozim ligjit për drejtues të lartë në organet e administratës dhe fondeve shtetërore

Debat publik rreth versionit punues të Propozim ligjit për drejtues të lartë në organet e administratës dhe fondeve shtetërore do të mbajë sot në Kuvend Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Qëllimi i ligjit është të krijojë një administratë publike profesionale, jo-partiake dhe efikase, në të cilën avancimi do të bazohet ekskluzivisht në njohuri, përvojë dhe rezultate.

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, për Propozim-Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës së fundmi deklaroi se bëhet fjalë për një masë reformuese thelbësore dhe e shumëpritur që prezanton rregulla të qarta, profesionalizëm dhe përgjegjësi në sektorin publik.

“Ky ligj është në axhendën e reformave të shtetit për më shumë se shtatë vjet. Për herë të parë, ofrohet një zgjidhje e qartë dhe e zbatueshme që përfshin funksionet drejtuese dhe ekzekutive në rreth 100 institucione dhe përcakton kritere dhe procedura transparente për zgjedhje”, theksoi Minçev.

Министерот за јавна администрација Горан Минчев денеска одговорајќи на новинарско прашање во врска со укинувањето на „балансерот“ од страна на Уставниот суд, порача дека Министерството не нав

Propozim-ligjin është përpunuar nga një grup punendërdikasterial, i udhëhequr nga Ministria e Administratës Publike, me pjesëmarrje të Sekretariatit të Përgjithshëm, kabinetit të kryetarit të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave.

“Ligji vlen ekskluzivisht për drejtorët, zëvendësdrejtorët, anëtarët e bordeve drejtuese dhe sekretarët shtetërorë, të cilët janë nxitësit e stabilitetit institucional dhe vazhdimësisë në punën e institucioneve. Risitë kryesore përmbahen në tre pika: futja e një sistemi meritor me një procedurë dhe kritere të qarta për përzgjedhje, racionalizimi i bordeve drejtuese dhe rregullim i rreptë i funksionit të ushtruesit të detyrës (u.d)”, tha ministri Minçev.

Me këtë zgjidhje ligjore, numri i anëtarëve në bordet drejtuese do të kufizohet në maksimum tre, gjë që, siç tha, do të sjellë kursime të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe do t’i japë fund praktikës aktuale të organeve drejtuese jofunksionale dhe tepër të gjera, si dhe do t’i japë fund keqpërdorimit të u.d. funksioneve, të cilat janë përdorur për vite me radhë si një mekanizëm për të anashkaluar zgjidhjet sistemike.

MARKETING