De Zerbi: Nuk më pëlqejnë 80% e arbitrave anglezë

De Zerbi: Nuk më pëlqejnë 80% e arbitrave anglezë

Pushimi për ekipet kombëtare mund të jetë një kohë e shkëlqyer për të karikuar bateritë disa skuadra që arrijnë në këtë “pit stop” pa frymë, ose me ecuri negative. Ky është rasti i Brајtonit të De Zerbit, i cili nuk ka fituar në Premier Ligws, prej 24 tetorit.
Një muaj e gjysmë pa tri pikë në kampionat për “pulëbardhat”, të cilat rrëshqitën në vendin e tetë të renditjes. Pas barazimit në shtëpi kundër Shefild Junajtedit, i 19-ti në renditjen e Premier Ligws, me 5 pikë të fituara në 12 ndeshje, trajneri i Brajtonit, Roberto De Zerbi, sulmoi gjyqtarët britanikë në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Nëse shoh rregullat e reja, ishte karton i kuq. Unë kam qenë vetë lojtar dhe dinamika e rastit nuk ishte për të kuqe, por duhet ta pranojmë atë. Unë jam i sinqertë dhe i qartë, nuk më pëlqejnë 80% të arbitrave anglezë. Ky nuk është një opinion i ri, nuk më pëlqejnë ata. Nuk më pëlqen sjellja e tyre në fushë. Anglia është i vetmi vend ku ekziston VAR-I, por nuk je i sigurt nëse vendimi është i drejtë. Në vendet e tjera duhet të jesh 100% i sigurt se vendimi i marrë është i drejtë. Në Angli jo dhe nuk mund ta kuptoj pse,” tha mes tjerash De Zerbi.

MARKETING