De Jong rinovon kontratën, Barcelona i vendos klauzolë marramendëse

De Jong rinovon kontratën, Barcelona i vendos klauzolë marramendëse

Kampionët aktualë të Spanjës, Barcelona e bëri sot (e mërkurë) zyrtare zgjatjen e kontratës me mesfushorin holandez, Frenkie de Jong.

28-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës në përpjekjen e tyre për të fituar kurorën e dyfishtë sezonin e kaluar, dhe si shpërblim, erdhi një kontratë e re.

Barcelona ka rinovuar edhe për katër vite tjera kontratën me yllin holandez, i cili do të mbetet pjesë e klubit nga Camp Nou deri në verën e vitin 2029.

“Mesfushori Frenkie de Jong ka zgjatur kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2029, pasi të mërkurën holandezi nënshkroi kontratën e tij të re së bashku me presidentin Joan Laporta në zyrat qendrore të klubit”, thuhet në njoftim.

Sipas mediave spanjolle, klauzola e lirimit vlerësohet në gjysmë miliardi euro apo 500 milionë euro.

Ju kujtojmë se De Jong mbërriti te Barça në vitin 2019 nga Ajax në një transferim me vlerë 75 milionë euro. Deri më tani, ai ka luajtur 183 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

MARKETING