De Gea u jep lamtumirën tifozëve të United: Nder të luaja në klubin më të madh në botë

De Gea u jep lamtumirën tifozëve të United: Nder të luaja në klubin më të madh në botë

Portieri David De Gea ka lajmëruar në rrjetet sociale largimin nga Manchester United.

Në një postim në rrjetet sociale, 32-vjeçari spanjoll falenderoi tifozët e “Djajve të Kuq”, ndërsa e quan të paharrueshme periudhën e kaluar në Manchester.

“Thjesht doja të dërgoja këtë mesazh lamtumire për të gjithë mbështetësit e Manchester United.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Ne kemi arritur shumë që kur i dashuri im Sir Alex Ferguson më solli në këtë klub. Ndjeja një krenari të pabesueshme sa herë që vishja këtë fanellë, drejtoja ekipin, përfaqësoja këtë institucion, klubi më i madh në botë ishte një nder që u bënte vetëm disa futbollistëve me fat.

Ka qenë një periudhë e paharrueshme dhe e suksesshme që kur erdha këtu. Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të arrinim atë që bëmë së bashku.

Tani, është koha e duhur për të ndërmarrë një sfidë të re, për të shtyrë veten përsëri në një mjedis të ri.

Manchesteri do të jetë gjithmonë në zemrën time, Manchesteri më ka formësuar dhe nuk do të më lërë kurrë. I kemi parë të gjitha.”-shkruan De Gea.

 

MARKETING