De Gea ndahet me Manchester Unitedin pas 12 vitesh

De Gea ndahet me Manchester Unitedin pas 12 vitesh

David de Gea do të largohet nga Manchester United këtë verë. Portieri spanjoll do t’i jep fund periudhës 12 vjeçare te gjiganti anglez.

De Geas i skadron kontrata me 30 qershor dhe nuk do ta vazhdojë atë.

United ka kërkuar një ulje të pagës së tij aktuale prej 375,000 £ në javë, gjë të cilën spanjolli s’e ka pranuar.

United do të duhet të nënshkruajë një portier të ri dhe Raya i Brentford është më i dëshiruari.

De Gea ka bërë 545 paraqitje për United, duke e vendosur atë të pestin në listën e të gjitha kohërave të klubit.

MARKETING