David Moyes konfirmohet si trajner i ri i klubit të Ligës Premier

David Moyes konfirmohet si trajner i ri i klubit të Ligës Premier

David Moyes është prezantuar si trajneri i ri i Evertonit dhe do ta marrë menjëherë këtë rol, si pasues i Sean Dyche të shkarkuar para disa ditësh.

Trajneri skocez thuhet se ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me Evertonin, në atë që do të jetë periudha e tij e dytë me klubin nga Liverpooli.

“Klubi i Futbollit Everton është i kënaqur të mirëpresë David Moyes si trajnerin e tyre të ri, i cili do të hyjë në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.

Me t’u bashkuar me Everton, Moyes deklaroi se ndihet i lumtur dhe mezi pret t’ia fillojë punës.

“Është fantastike të kthehem! Kam shijuar 11 vite të mrekullueshme dhe të suksesshme në Everton dhe nuk hezitova kur mu ofrua mundësia për t’iu bashkuar këtij klubi të madh”.

“Jam i emocionuar që do të punoj me The Friedkin Group dhe mezi pres t’i ndihmoj ata të rindërtojnë klubin” ka deklaruar Moyes.

Moyes gëzoi një mbretërim të paharrueshëm si trajner i Evertonit nga 2002-2013, duke i ndihmuar ata të konkurrojnë fuqishëm në Ligën Premier për një dekadë.

Ai u largua nga klubi për t’u bashkuar me Manchester United në vitin 2013 dhe tani kthehet pas më shumë se një dekade, me punën e tij më të fundit në Ëest Ham United që e shkarkoi atë verën e kaluar.

MARKETING