Dauti: Deri ku do të shkojë servilizmi i vLEN ndaj supermacisë së VMRO-së?

Dauti: Deri ku do të shkojë servilizmi i vLEN ndaj supermacisë së VMRO-së?

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti me anë të një statusi në facebook ka thënë se koalicioni VLEN do t’i kthejë shqiptarët në vitin 1997 kur burgoseshin për flamur.

Ja statusi i plotë i deputetes Dauti në facebook:

“Druanim që po na kthejnë në vitin 2001, para Marrëveshjes së Ohrit, por tani duket që po na kthejnë në vitin 1997 kur burgoseshim për flamur. Deri ku do të shkojë servilizmi i vLEN ndaj supermacisë së VMRO-së? A do të arrini kohën e Rankoviçit?  Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen, nuk do të arrijnë as në 97, as në 2001, sepse nuk janë të gjithë shqiptarët siç i do Mickoski. Do ta rikthejmë bashkërisht dinjitetin, e atyre do tu ngelet vetëm turpi!

MARKETING