Daut Memishi apelon për mobilizim qytetar: Është koha për unitet dhe fitore në Tearcë

Daut Memishi apelon për mobilizim qytetar: Është koha për unitet dhe fitore në Tearcë

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, ka dalë sot me një apel drejtuar qytetarëve, duke kërkuar mobilizim të gjerë në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 19 Tetor.

Në një mesazh drejtuar banorëve të komunës, Memishi theksoi rëndësinë e këtyre ditëve vendimtare dhe nevojën për pjesëmarrje masive për të siguruar një fitore të thellë dhe gjithëpërfshirëse për ndryshimin e shumëpritur.

“Të dashur votues, të nderuar banorë të Tearcës, na ndajnë vetëm edhe një muaj nga zgjedhjet e 19 Tetorit. Ju bëj thirrje të gjithëve për një mobilizim masiv gjatë këtyre ditëve vendimtare, në mënyrë që fitorja e Tetorit të jetë e bindshme dhe gjithëpërfshirëse!” – tha Memishi.

Ai shtoi se është koha për të rikthyer shpresën e humbur në Tearcë dhe për të kthyer bashkëpunimin qytetar në forcën kryesore të ndryshimit.

“Është momenti për të rikthyer shpresën e humbur në Tearcë. Është koha për veprim, për unitet dhe për fitore!” – u shpreh ai.

MARKETING