Daut Beqiri: Flamuri shqiptar gjithmonë do të jetë prezent në ndeshjet e Shkëndijës së Haraçinës

Daut Beqiri: Flamuri shqiptar gjithmonë do të jetë prezent në ndeshjet e Shkëndijës së Haraçinës

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar ndaj raportimeve që qarkulluan për largimin e flamujve shqiptarë gjatë ndeshjes ndërmjet KF Shkëndija Haraçinë dhe Prespa, raporton SHENJA.

Beqiri theksoi se gjatë ndeshjes së sotme, flamuri shqiptar – Shqiponja – ishte prezent, si gjithmonë, duke nënvizuar se ky flamur nuk është thjesht një simbol, por shpreh identitetin, krenarinë dhe përkatësinë e komunitetit.

“Ky flamur ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prezent sa herë që luan Shkëndija, sepse për ne nuk është thjesht një simbol, por identitet, krenari dhe përkatësi. Askush nuk mund të na ndalojë ta shprehim atë që na takon me të drejtë”, ka shkruar Beqiri.

Ai gjithashtu shtoi se përdorimi i flamurit është një e drejtë ligjore dhe demokratike, dhe se Komuna e Haraçinës respekton ligjin, por mbi të gjitha vlerat dhe simbolët e komunitetit.

“Haraçina qëndron me Shkëndijën,” përfundoi kryetari Beqiri. /SHENJA/

MARKETING