Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm

Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Dardan Krivaqa është dënuar më burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa është liruar nga akuzua për veprën penale “Dhunim”.

Po ashtu, Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burgim, ndërsa lirohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e vrepës penale dhunim”, përcjell IndeksOnline.

Rasti në fjalë është kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin në të cilin Krivaqa ishte dënuar me burgim të përjetshëm, ndërkaq Arbër Sejdiut i ishin dhënë 15 vjet burgim./IndeksOnline/

MARKETING