DAP: Skadoi afati për dorëzimin dhe pagesën e detyrimeve të TVSH-së për kuartalin e tretë
Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se që nga 27 tetori 2025, kur skadoi afati ligjor për dorëzimin e deklaratave të TVSH-së-04 dhe pagesën e borxhit tatimor për tremujorin e tretë të vitit 2025, ende ka tatimpagues që nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, 2.209 deklarata tremujore dhe 146 deklarata mujore mbeten të paparaqitura, si dhe 7.436 deklarata tremujore dhe 1.270 tatimpagues mujorë që nuk e kanë paguar borxhin e raportuar tatimor.

