DAP: Shqetësuese situata në përmbushjen e TVSH detyrimeve

DAP: Shqetësuese situata në përmbushjen e TVSH detyrimeve

Drejtoria e të Ardhurave Publike kumtoi se deri më 25 korrik të këtij viti është regjistruar një situatë shqetësuese në lidhje me përmbushjen e detyrimeve që lidhen me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Sipas të dhënave më të fundit, nuk janë dorëzuar deklarata të TVSH-së nga 142 tatimpagues mujorë dhe 2.134 tremujorë. Borxh i regjistruar, por i papaguar i TVSH-së është regjistruar te 1.326 tatimpagues mujorë dhe 7.748 tatimpagues tremujorë”, theksojnë nga DAP.

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, thekson se mosrespektimi i afatit ligjor është një shkelje e rëndë.

“Të gjithë tatimpaguesit që nuk kanë paraqitur deklaratë të TVSH-së dhe/ose nuk e kanë paguar borxhin e tyre të TVSH-së u bëhet thirrje urgjente të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore. Disiplina tatimore nuk është një zgjedhje, por një detyrim dhe përgjegjësi ligjore e çdo qytetari dhe kompanie – themeli për një shtet funksional”, thotë Petrova.

Nga DAP theksojnë se tashmë janë dorëzuar njoftimet e personalizuara deri te të gjithë TVSH-tatimpaguesit që kanë borxh të paraqitur, por të papaguar për periudhën përkatëse tatimore. Nëpërmjet veprimeve të koordinuara dhe komunikimit intensiv me tatimpaguesit dhe kontabilistët, po zbatohet një sërë aktivitetesh dhe masash – me qëllim shmangien e bllokimeve të llogarive dhe shpenzimeve shtesë për pagesë të detyruar.

Për çdo ditë vonesë, llogaritet kamatë në shumën prej 0.03% të borxhit të mbetur. Pas dorëzimit të paralajmërimit, do të iniciohet pagesë me detyrim nga të gjithë tatimpaguesit që nuk do ta shlyejnë borxhin vullnetarisht, theksojnë ndga DAP.

MARKETING