DAP: Në korrik rritje të pagesës në bazë të tatimeve dhe kontributeve sociale

DAP: Në korrik rritje të pagesës në bazë të tatimeve dhe kontributeve sociale

Drejtoria për të Ardhura Publike njoftoi se në korrik është realizuar rritje e dukshme e pagesës në bazë të tatimeve dhe kontributeve sociale për pothuajse 37,4 milionë euro në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

“Pagea e përgjithshme e tatimeve (tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) dhe tatimi mbi të ardhurat e korporatave (TAK)) arritën në 14,344 milionë denarë, ose afërsisht 233 milionë euro, që është një mbledhje rekord mujore deri më tani. Mbi këtë bazë, u arrit një rritje prej 922 milionë denarësh ose rreth 15 milionë eurosh, që është një rritje prej 6.9 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2024. Një rritje prej 13.4% u regjistrua edhe në kontributet sociale, dhe mbi këtë bazë u mblodhën 11,823 milionë denarë (192.2 milionë euro), që është 1,400 milionë denarë (rreth 23 milionë euro) më shumë fonde të mbledhura nga kontributet krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, thonë nga DAP.

Shtojnë se rritja e të ardhurave nuk është e rastësishme dhe se është rezulat i aktivitetit ekonomik, punës së përkushtuar, partneritetit dhe besimit me tatim-paguesit.

MARKETING