DAP: Mbështetje për dorëzimin e fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së, afati është deri më 25 prill

DAP: Mbështetje për dorëzimin e fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së, afati është deri më 25 prill

Drejtoria e të ardhurave publike, në përgjigje të kërkesave të kontabilistëve dhe tatimpaguesve, po ndërmerr aktivitete me qëllim të ofrimit të mbështetjes për zgjidhjen e shpejtë të çështjeve teknike dhe administrative gjatë përdorimit të sistemit për e-shërbime tatimore, si mbështetje në procesin e dorëzimit të fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së. Me qëllimin të sigurohet dorëzim i pandërprerë i fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së për këtë periudhë tatimore, ekipet e IT-së së DAP-it do të punojnë edhe në orët e pasdites, kumtuan nga DAP.

Procesi i dorëzimit të fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së, siç bëjnë me dije nga DAP, po ecën pa probleme dhe që nga dita e djeshme, nga 40,885 që janë pritur, gjithsej 12,202 tatimpagues kanë paraqitur fletëparaqitjet 04 të TVSH-së që paraqet afro 30 për qind të numrit të përgjithshëm të tatimpaguesve që duhet të dorëzojnë fletëparaqitjet 04 të TVSH-së.

Nga DAP apelojnë që tatimpaguesit të cilët janë të detyruar të dorëzojnë fletëparaqitje 04 të TVSH-së për këtë periudhë tatimore, dhe ende nuk i kanë dorëzuar ato, që sot të dorëzojnë tek kontabilistët e tyre dokumentacionin e nevojshëm për të përmbushur detyrimet e tyre tatimore deri në afatin ligjor 25 prill 2025 (e premte).

“Dorëzimi me kohë i fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe faktor kyç për stabilitet financiar dhe për ndërtimin e besimit te institucionet, thonë nga DAP.

MARKETING