DAP fillon pagesën: 13 milionë euro për qytetarët nga skanimi i llogarive fiskale

Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton se ka filluar pagesa e mjeteve për faturat e skanuara për tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas njoftimit, për këtë periudhë, do të paguhen gjithsej 790,5 milionë denarë për 496.531 përdorues të aplikacionit “TVSH-ja ime”. Deri tani, janë paguar 240 milionë denarë për 152,000 përdorues, dhe pagesat vazhdojnë ndërsa porositë janë duke u përpunuar.
MARKETING
DAP thekson se aktualisht, 4,724 përdorues të aplikacionit kanë pasur probleme me llogaritë e gabura të transaksioneve, çka ka penguar përpunimin e rimbursimeve. Për këtë arsye, DAP iu bën thirrje përdoruesve që nuk kanë marrë fondet në pagesat e mëparshme, të kontrollojnë të dhënat e llogarisë së tyre të transaksioneve. Nëse ata vërejnë të dhëna të pasakta, mund t’i korrigjojnë ato direkt në aplikacion, që të mundësohet përpunimi i pagesave të rimbursimit.
Në këtë mënyrë, Drejtoria e të Ardhurave Publike do të mund të sigurojë të dhëna të sakta dhe të vazhdojë pagesat për përdoruesit që plotësojnë kushtet e aplikacionit “TVSH-ja ime”.