Daniele De Rossi thyen Romën e tij, Genoa i mposht verdhekuqtë 2-1
Genoa mori një fitore të madhe në sfidën e javës së 28 të Serie A. Në Marassi skuadra kuqeblu e Daniele De Rossit mposhti pikërist Romën me rezultatin 2-1 me skuadrën e Gasperinit që mbetet me 51 pikë dhe parakalohet nga Como në vendin e katërt
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e ekuilibruar dhe nuk dhuroi shumë emocione ku Malen ishte më kërkues në disa raste por pa sukses, ndërsa te Genoa ata që spikatën më shumë ishin Messias dhe Ekuban me këtë të fundit që shpërdoroi një shans shumë të mirë në minutat shtesë të pjesës së parë.
Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 52 nga Messias me një penallti të akorduar pas faullit të Pellegrinit ndaj Ellertson. Roma reagoi shumë shpejt teksa në minutën e 55 barazoi shifrat në 1-1 me Ndicka me këtë të fundit që shënoi golin e tij të tretë radhazi. Më pas Malen shënoi për verdhekuqtë por që u anulua për një pozicion jashtë loje. Genoa nuk e humbi toruan dhe në minutën e 80 befasoi sërish Romën teksa shënoi edhe golin e dytë me Vitinhan që i harruar nga mbrojtja verdhekuqe dërgoi në rrjetë një asist të Masini dhe rezultati shkoi në 2-1 për Genoan që mori këtë fitore të rëndësishme që e çon në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Roma sheh që Juventus t’i afrohet në 1 pikë.

