Danella Arsovska për transportuesit privat: Nuk i kemi borxh askujt, po e menaxhojmë mirë mungesën
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila mbajti press konferencë të jashtëzakonshme, në lidhje me ajrin e ndotur në qytetit e Shkupit, nuk kaloi pa u pyetur nga gazetarët në lidhje me fatin e autobusëve privat, të cilët akuzojnë të njejtën se u ka borxh afro 2 milionë euro.
Arsovska tha se qyteti i Shkupit nuk i ka borxh askujt dhe sipas saj, qyteti mundet të funksionojë edhe pa autobusët privat, ajo tha se me Ndërmarrjen e Transportit Publik, janë duke menaxhuar mirë mungesën e transportuesve privat.
Arsovska gjithashtu theksoi se është shpallur një thirrje publike në të cilën mund të aplikojnë të gjithë transportuesit, ajo madje informoi se së shpejti pritet një procedurë për blerjen e autobusëve të rinj.