Dalin pikët e Topit të Artë – Dembele e fitoi me një distancë të konsiderueshme ndaj Yamalit

Dalin pikët e Topit të Artë – Dembele e fitoi me një distancë të konsiderueshme ndaj Yamalit

Ousmane Dembele u konfirmua si fituesi i Topit të Artë 2025 në fillim të kësaj jave dhe shifrat përfundimtare të votimit zbuluan se ai përfundoi me mbi 300 pikë më shumë se superylli i Barcelonës, Lamine Yamal.

Fushata mbresëlënëse e francezit, e cila përfshiu një kampanjë historike me katër trofe të fituar, e cila e bëri atë vetëm fituesin e dytë të këtij çmimi prestigjioz në historinë e Paris Saint-Germain.

Shifrat përfundimtare të votimit, të publikuara të premten, katër ditë pas ceremonisë, konfirmuan se Dembélé përfundoi i pari me 1,380 pikë, përpara Yamal me 1,059 pikë, të vetmit dy lojtarë që kaluan kufirin e 1,000 pikëve.

Vitinha (703), Mohamed Salah (657) dhe Raphinha (620) kompletojnë pesëshen e parë.

Dhjetëshja më e mirë përfshiu gjithashtu Achraf Hakimi (484), Kylian Mbappe (378), Cole Palmer (211), Gianluigi Donnarumma (172) dhe Nuno Mendes (171).

Ylli i Liverpool, Salah, u vlerësua sërish pas një sezoni tjetër të fortë, ndërsa Palmer zuri në mënyrë të papritur vendin e tetë, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Chelsean.

Top 10 përfshiu gjithsej pesë lojtarë të Paris Saint-Germain, duke theksuar sezonin e jashtëzakonshëm të parisienëve.

Triumfi i Dembele vulos një fushatë në të cilën PSG fitoi më në fund trofeun e parë të Ligës së Kampionëve.

Francezi i rilindur shënoi 35 gola dhe dha 14 asistime në të gjitha kompeticionet, teksa skuadra e Luis Enrique rrëmbeu katër trofe.

Për Yamal, përfundimi në vend të dytë në moshën vetëm 18-vjeçare nënvizon statusin e tij në rritje si e ardhmja e Barcelonës dhe Spanjës, ndërsa ai në mënyrë të jashtëzakonshme ka ende tre shanse të tjera për të thyer rekordin e Ronaldo Nazarios si fituesi më i ri ndonjëherë./

 

MARKETING