Dalin nga shinat dy trena në Zvicër, raportohet për të plagosur

Dalin nga shinat dy trena në Zvicër, raportohet për të plagosur

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Zvicër, ku dy trena kanë dalë nga shinat, duke plagosur disa pasagjere në Lussertz.

Sipas policisë së Bernës, aksidenti në Lussertz  ka ndodhur rreth orës 16:30 me orën lokale në linjën Biel-Täuffelen-Anet, ku disa karroca kanë rënë anash.

Mësohet se seksioni i hekurudhës është mbyllur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse dhe ambulanca.

 

MARKETING