Dal Mas u takua me Mucunksin: Përfshirja aktive e vendeve të Ballkanit Perëndimor tani është e nevojshme më shumë se kurrë për Evropë

Dal Mas u takua me Mucunksin: Përfshirja aktive e vendeve të Ballkanit Perëndimor tani është e nevojshme më shumë se kurrë për Evropë

Sekretari i përgjithshëm i Nismës së Evropës Qendrore (CEI), Franko Dal Mas sot në Shkup u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. I pranishëm ishte edhe ambasadori italian, Paolo Palminteri.

MARKETING

Gjatë takimit, siç informoi MPJTJ, sekretari i përgjithshëm i prezantoi prioritetet e CEI, duke e konfirmuar mbështetjen e kësaj organizate për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe duke e pranuar rolin aktiv dhe konstruktiv të vendit në kuadër të CEI.

“CEI është e përkushtuar për të mbështetur integrimin evropian, për të promovuar qëndrueshmërinë rajonale dhe për të forcuar mjetet konkrete për bashkëpunim. Përfshirja aktive e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e nevojshme tani më shumë se kurrë për të ndërtuar një Evropë më kohezive dhe të sigurt, tha sekretari i përgjithshëm Dal Mas. Në këtë kontekst, ai kujtoi edhe fjalët e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, sipas të cilit pranimi i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të konsiderohet si zgjerim, por përkundrazi si ribashkim i Evropës

Në mesin e nismave për të cilat u fol gjatë takimit ishte edhe programi “Falkone – Borselino”, i krijuar nga bashkëpunimi ndërmjet presidencës serbe të CEI dhe Italisë, i drejtuar drejt fuqizimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe aktivitetet në sferën e lidhjes rajonale, veçanërisht sipas gjatësisë së korridorit Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor.

Ministri Mucunski, duke shprehur mirënjohje dhe mbështetje për punën e CEI, theksoi se vendi e sheh këtë organizatë si partner i sigurt dhe kanal fondamental për promovimin e qëndrueshmërisë, zhvillimit dhe bashkëpunimit konkret në rajon. Gjithashtu e falënderoi ministrin Tajani për përkushtimin e tij konkret dhe të vazhdueshëm në dialog dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Të dyja palët, gjithashtu, e konfirmuan përkushtimin e tyre në mbështetjen për Ukrainën, duke e përshëndetur ardhjen e zëvendëssekretarit të përgjithshëm ukrainas në ekipin e Sekretariatit.

Takimi përfundoi me ftesë zyrtare nga sekretari i përgjithshëm Dal Mas për ministrin Mucunski për vizitë në Sekretariatin e CEI në Tërst.

MARKETING