Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon ndaj Sochit

Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon ndaj Sochit

Mirlind Daku ka vazhduar me gola në Rusi, teksa sapo ka shënuar ndaj Sochit.

Rubin Kazan po luan ndaj Sochit në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Rusisë, ndërsa Daku ka hapur serinë e golave në minutën e 12-të.

Sulmuesi shqiptar realizoi nga penalltia për rezultatin 1-0.

Ky është goli i tretë i Dakut në katër ndeshjet e para, i dyti në kampionat, ndërsa një tjetër e ka shënuar edhe në Kupën e Rusisë.

Për Rubinin, nga minuta e parë kanë startuar edhe Veldin Hoxha dhe Dardan Shabanhaxhaj.

MARKETING