Dakordohet formimi i grupit të punës për Kodin Zgjedhor, për një javë grupet parlamentare te Gashi duhet të dorëzojnë propozime për përfaqësues

Dakordohet formimi i grupit të punës për Kodin Zgjedhor, për një javë grupet parlamentare te Gashi duhet të dorëzojnë propozime për përfaqësues

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi njoftoi se në koordinimin e sotëm me koordinatorët e grupeve parlamentare ishte dakorduar që të formohet grup pune për Kodin Zgjedhor.

Gashi në brifing me gazetarët informoi se ai ka kërkuar për një javë çdo grup parlamentar te ai të dorëzojë propozime për nga dy përfaqësues.

“Do ta udhëheq unë. Shpresoj. Do të shohim se si do të veprojmë me deputetët që hyjnë dhe dalin si të pavarur. Sigurisht që do t’i ftojmë të marrin pjesë. Këmbëngulja ishte që ta formojmë dhe të fillojmë punën. Synojmë të zgjerojmë përbërjen e grupit të punës me përfaqësues nga institucione të tjera. Do të përpiqemi të ftojmë të gjithë ata që preken nga zgjedhjet”, tha spikeri.

Në lidhje me kërkesën për marrjen e imunitetit të deputetit të partisë E majta, Sashko Jançev që është dërguar në Komisionin kuvendor për Çështje të Rregullores dhe Mandatit – Imunitetit i udhëhequr nga deputeti Mile Lefkov, Gashi përsëriti se sipas Rregullores nuk mund të vendoset një pikë e tillë e rendit të ditës nëse nuk është parashtruar nga organi kompetent.

“Kryetari i çdo komisioni, përfshirë edhe atë komision, duhet të veprojë sipas Rregullores së punës. Sipas Rregullores së punës, një pikë në rendin e ditës për heqjen e imunitetit nuk mund të vihet në rend të ditës nëse nuk është nga një organ kompetent. Pres që të veprohet në atë mënyrë. Nëse ai vepron ndryshe, do të jetë jashtë rendit të ditës dhe unë do të duhet të reagoj për të siguruar që Rregullorja e punës të respektohet. Nëse një kryetar i një komisioni, për shembull, ka pasur raste kur është mbajtur një seancë pa miratuar një rend dite. Ne do ta anulojmë atë. Do të themi se ato vendime që merren në seanca të tilla do të jenë të pavlefshme. Kuvendi mund të veprojë mbi një kërkesë të tillë vetëm me kërkesë të një organi kompetent”, tha ai.

Sa i përket Komisionit Anketues për tragjedinë në Koçan dhe fatkeqësitë e tjera nga partitë në pushtet, Gashi theksoi se duhet të formohet përbërja e Komisionit që të fillojë me punë. Pret që grupet parlamentare të veprojnë, të japin emra, ndërsa mund të fillojë me punë pasi përbërja e Komisionit Anketues të kalojë në seancë plenare.

Gashi i informoi koordinatorët se në cajt not rreth zgjedhjes së Avokatit të Popullit për të cilën është e nevojshme shumicë e dyfishtë, gjegjësisht shumicë e Badenterit, sepse edhe mandati i zëvendës Avokatit të Popullit aktual skadon në janar të vitit të ardhshëm.

“I informova për këtë në takimin koordinues. Kishte një letër nga zëvendës Avokati i Popullit. I informova koordinatorët se jemi në një ngërç kohor dhe kjo është ajo që shkruhet në letër. Do të duhet të veprojmë shpejt. Kjo pikë u vu në rendin e ditës të njërës prej seancave që nuk ka përfunduar. Do të përpiqemi të arrijmë një konsensus këto ditë dhe ta zgjidhim atë çështje”, tha ai.

Ligjet e tjera për përfundimin e “Sejf siti” pritet të vendosen në rend dite në mbledhjen e nesërme të Kuvendit.

Gjithashtu, në kuadër të mbledhjes së nesërme të Kuvendit në rend dite do të jenë pyetjet e deputetëve nga opozita.

Në seancën e caktuar më 24 dhjetor do të jenë Propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga funksioni ministër i Çështjeve Evropiane dhe propozimet për zgjedhjen e Bekim Sali ministër i Çështjeve Evropiane dhe Muhamet Hoxha ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Gashi informoi se Propozim-rezoluta për emigrantët e paralajmëruar nga LSDM nuk ka mbërritur ende në Kuvend. Ka mundësi të vendoset në mbledhjen e nesërme të Kuvendit, nëse mbërrin sot.

Paralajmëroi se sot në Kuvend duhet të mbërrijnë edhe ndryshimet e Kodit Penal. Gashi potencoi se do ta presin që të mbërrijë, ndërsa pastaj të shohin nëse do të punojnë në Kod të ri Penal ose do ta plotësojnë me propozime të tyre.

Kryetari i Parlamentit Gashi informon se Kuvendi këtë vit do të ndajë donacion për tri shkolla me fëmijë me nevoja të veçanta.

MARKETING