Daçiq pret që Maqedonia e Veriut ta ekstradojë ish ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani

Daçiq pret që Maqedonia e Veriut ta ekstradojë ish ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq është shprehur sot se pret që autoritetet e Masqedonisë së Veriut do të marrin vendim për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
“E dini ne shumë njerëz që kanë qenë pjesëmarrës në ato krime gjatë kohës së luftërave, i kemi proceduar dhe kemi lëshuar fletarrestime. Në bazë të atyre fletarrestimeve disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim vendim që të ekstradohet, por është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, tha Daçiq.
Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikën kufitare në Jazhincë, bazuar në një fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia, ndërsa aktualisht po vuan masën e paraburgimit në Shkup.

MARKETING