Daçiq: I turpshëm votimi pro Raportit për anëtarësim të Kosovës në KiE

Daçiq: I turpshëm votimi pro Raportit për anëtarësim të Kosovës në KiE

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka quajtur vendim “skandaloz” dhe “të turpshëm” votimin pro Raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sot në Paris në takimin e Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci, shkruan Tanjug.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë me anë të një njoftimi bën të ditur se Daçiqi ka thënë se ndër të tjera, “ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës”.

Ai tha se vendimi kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

MARKETING