Cubarsi arrin një rekord të madh te Barcelona me vetëm 18 vjet
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka luajtur tashmë 100 ndeshje zyrtare për ekipin e parë.
Ndeshja e tij e 100-të u zhvillua në raundin e 1/16-tës të Kupës së Spanjës kundër Guadalajarës, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 2-0.
Me 18 vjet, 10 muaj dhe 24 ditë, Cubarsi u bë lojtari i dytë më i ri në histori që arriti 100 paraqitje për Barçën.
Ky rekord mbresëlënës tejkalohet vetëm nga karriera mahnitëse e Lamine Yamal, i cili e arriti atë shifër në moshën 17 vjeç, 9 muaj dhe 17 ditë.
Cubarsi ka luajtur 67 ndeshje në La Liga, 22 në Ligën e Kampionëve, 9 në Kupën e Spanjës dhe 2 në Superkupën e Spanjës.
18-vjeçari spanjoll debutoi me ekipin e parë në janar të 2024 në një ndeshje të finales së 1/32-ave të Kupës së Spanjës.
Në 100 ndeshje me fanellën e Barcelonës, ai ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime. /

